SHIJAK | FATJAN STAFA (DUSHKU) U EKSTRADUA NË ITALI; I DËNUAR ME MBI 7 VJET BURG NGA GJYKATA E APELIT E FIRENCES.

Shijak, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan drejt autoriteteve italiane të drejtësisë penale:
1- Z. Fatjan Stafa (Dushku), me moshë 40 vjeç.
Ndaj tij ishte shqiptuar dënim penal me shtatë (7) vjet e dymbëdhjetë (12) ditë heqje lirie nga Gjykata e Apelit në Firence, për shkelje penale të parshikuar si:
1- “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
2- “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Gjatë periudhës mars 2009 - korrik 2013, në bashkëpunim me subjekte të tjerë (shqiptarë), ka trafikuar lëndë narkotike kokainë nga Holanda në Itali, duke luajtur rolin e ndërmjetësit mes palëve deri në dërgimin e lëndës narkotike te shpërndarësit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments