FSHATI PJEZË; SHIJAK | LORIK ÇELMETA U ARRESTUA.

Fshati Pjezë, Shijak, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lorik Çelmeta, me moshë 26 vjeç.
Njoftim | Shijak.
Finalizohet operacioni i koduar "Village".
Kapet në fshatin Pjezë, 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të 3 shtetasve.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe me Njësinë Operacionale të DVP Durrës, ka organizuar operacionin e koduar “Village”, bazuar në informacionet e siguruara për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, i cili fshihej në një fshat.
Si rezultat i operacionit, u kap në fshatin Pjezë, Shijak, dhe u ndalua shtetasi L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 26.07.2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse, 3 shtetas.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 04.08.2026, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit L. C. dhe M. H., për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Vijon punë për kapjen e shtetasit M. H..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments