top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | SEKRETARI I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): PENTAGONI PLANIFIKON TË NDAJË 71.4 MILIARDË $ NË BUXHETIN E MBROJTJES PËR VITIN 2027.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 1
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Pentagoni ka sqaruar se propozimi i tij i buxhetit për vitin fiskal 2027 përfshin 71.4 miliardë $ për modernizimin e triadës së tij bërthamore, strukturën mbrojtëse të bazuar në raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) dhe raketa balistike të lëshuara nga nëndetëset (SLBM), si dhe bombardues strategjikë.


Sekretari i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth), në një seancë dëgjimore para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, paralajmëroi se nëse gaboheni në këtë front, gaboheni edhe në gjithçka tjetër.


Ai përmendi programin bërthamor të Iranit si një shembull pse Shtetet e Bashkuara duhet të ruajnë integritetin e tyre strategjik të parandalimit.


Buxheti ndan konkretisht 6.1 miliardë $ për bombarduesin B-21 Raider; 4.6 miliardë $ për sistemet tokësore Sentinel; 1.5 miliardë $ për armën me rreze të gjatë veprimi “Stand-Off” dhe 16.2 miliardë $ për nëndetësen me raketa të drejtuara të klasit Columbia, duke përfshirë blerjen e një njësie të katërt.


Baza industriale e mbrojtjes është lënë pas dore për vite me radhë, por tani, nën drejtimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), ajo po kthehet në një gjendje gatishmërie për luftë”, tha Sekretari i Luftës Hegsëth (Hegseth).


Seanca dëgjimore kishte për qëllim të diskutonte kërkesën për buxhet prej 1.5 trilion $ të paraqitur nga Pentagoni në Kongres, por gjithashtu i dha Kongresit një mundësi për të pyetur publikisht si Sekretarin e Luftës Hegsëth (Hegseth) ashtu edhe Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Gjeneralin Den Kein (Dan Caine), që kur lufta me Iranin filloi gati dy muaj më parë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page