SHBA-ës | SEKRETARI I LUFTËS PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): JAMI GATI PËR VEPRIM NDAJ IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Luftës Pit Hegsëth (Pete Hegseth), siguroi se ShBA-ës janë gati për veprim, ndërsa presin zhvillimet në negociatat midis ShBA-ës dhe Iranit, të mbështetura nga puna e ndërmjetësve.
Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X(, shefi i Pentagonit postoi një klip të Zv/Presidentit J.D. Vens (Vance), i cili po informonte median në Shtëpinë e Bardhë të martën.
“Ne nuk do të bëjmë një marrëveshje që u lejon iranianëve të pajisen me armë bërthamore kështu që, siç më tha Presidenti Tramp (Trump), ne jemi gati të veprojmë. Ne nuk duam të ndjekim atë rrugë, por presidenti është i gatshëm dhe i aftë ta bëjë këtë, nëse është e nevojshme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments