SHBA-ës | ENTI MEDIATIK “NEW YORK TIMES”: IZRAELI PËRDORI FOSFOR TË BARDHË NË ZONAT E POPULLUARA TË LIBANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 minutes ago
- 2 min read
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Ushtria izraelite përdori fosfor të bardhë, një substancë ndezëse potencialisht shumë e rrezikshme, në zonat e populluara të Libanit gjatë konfliktit kundër Hezbollahut”.
Kështu raportoi enti mediatik “New York Times”, duke botuar gjithashtu fotografi dhe video me anë të të cilave pretendohet si sa më sipër.
Për shembull, më 30 maj, në Nabatieh, gjurmët karakteristike të tymit të prodhuara nga ky lloj municioni u vunë re në videot e shpërndara në mediat shoqërore virtuale dhe të verifikuara nga enti mediatik i sipërcituar, ndërsa forcat izraelite pushtuan Kështjellën Bofor (Beaufort), një fortesë kyçe në zonë.
Video të tjera tregojnë përdorimin e fosforit të bardhë pranë qytetit bregdetar të Tirit dhe pranë tre qendrave të populluara - Kalias (Qlayaa), Khiam-it dhe Johmurit (Yohmor) - në muajt pas rifillimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Fosfori i bardhë është një armë shumë e rrezikshme sepse ndizet spontanisht në kontakt me ajrin dhe është jashtëzakonisht i vështirë për t'u shuar.
I përdorur shpesh nga forcat e armatosura për të ndezur zjarre dhe për të krijuar ekrane tymi gjatë luftimeve, nuk është i paligjshëm në vetvete.
Megjithatë, përdorimi i tij i qëllimshëm kundër civilëve ose në zona me popullsi të dendur shkel ligjet ndërkombëtare të luftës.
Kur u kontaktua nga enti mediatik i sipërcituar ushtria izraelite e mohoi këtë lajm.
“Procedurat e Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) përcaktojnë që predha të tilla nuk duhet të përdoren në zona me popullsi të dendur, me përjashtime të caktuara. Kjo është në përputhje me kërkesat e ligjit ndërkombëtar dhe madje shkon përtej dispozitave të tij”, tha IDF-ja në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments