top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBAN | UDHËHEQËSI I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH NAIM KASEM (QASSEM): MARRËVESHJA E UASHINGTONIT ËSHTË KAPITULLIM DHE DISFATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4
  • 1 min read

Bejrut, Liban | Marrëveshja e Uashingtonit midis Libanit dhe Izraelit është një kapitullim dhe një disfatë”.

 

Kështu tha udhëheqësi i organizatës terroriste Hezbollah, Naim Kasem (Qassem), duke i bërë thirrje Libanit që t'i japë fund farsës dhe poshtërimit të negociatave me Izraelin.


Rezultati i këtyre negociatave të drejtpërdrejta, absurde, poshtëruese dhe e turpshme për Libanin, refuzohet pa rezerva nga një pjesë e madhe e popullsisë libaneze”, tha ai, i cili e përshkroi marrëveshjen e armëpushimit midis Libanit dhe Izraelit si një deklaratë qëllimi që synon sabotimin e Libanit, destabilizimin e tij dhe nxitjen e mosmarrëveshjeve midis libanezëve, siç raportohet nga enti mediatik libanez në gjuhën frënge “L'Orient Le Jour”.


Deklarata e Uashingtonit përcakton parimet themelore që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli parashikojnë për nënshtrimin e Libanit ndaj projektit të Izraelit të Madh.


Të bësh çarmatimin e rezistencës (Hezbollahut) pikënisjen e çdo marrëveshjeje është ekuivalente me shkatërrimin e fuqisë së Libanit dhe përbën një kërcënim ekzistencial për popullin që reziston”, shtoi ai, duke përsëritur nevojën për një armëpushim global dhe tërheqjen e Izraelit nga Libani.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page