LIBAN | ORGANIZATA TERRORISTE HEZBOLLAH HODHI POSHTË MARRËVESHJEN E ARMËPUSHIMIT ME IZRAELIN E NDËRMJETËSUAR NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Hezbollahu e hodhi poshtë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ës midis Libanit dhe Izraelit”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Sky News UK”, duke cituar një deklaratë, ku organizata terroriste Hezbollah se kishte informuar zyrtarisht Presidentin libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) për refuzimin e marrëveshjes, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje e pranueshme duhet të fillojë me tërheqjen e plotë të Izraelit nga i gjithë territori libanez.
Organizata terroriste Hezbollah tha gjithashtu se e konsideronte kthimin e personave të zhvendosur, përpjekjet e rindërtimit dhe lirimin e të burgosurve libanezë si kushte thelbësore për çdo marrëveshje të ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments