LIBAN | 7 TË VDEKUR + 12 TË PLAGOSUR NGA SULMET IZRAELITE.

Bejrut, Liban | “Të paktën shtatë persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor libanez të Tire (Tyre)”.
Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp”, duke cituar një burim të Mbrojtjes Civile libaneze.
Një sulm pranë Spitalit Jabal Amel, sipas të njëjtit burim, la katër të vdekur dhe shtatë të plagosur, duke shkaktuar gjithashtu dëme të vogla në objektin mjekësor.
Një sulm tjetër vrau tre persona dhe plagosi pesë të tjerë, përfshirë dy fëmijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments