top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës DHE ARGJENTINA PO ZHVILLOJNË MANOVRA DEETARE NË ATLANTIKUN JUGOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Buenos Arises, Argjentinë | Marina argjentinase ka filluar manovra ushtarake në Atlantikun e Jugut përkrah forcave amerikane, të cilat, kanë vendosur aeroplanmbajtësen “Nimitz” dhe shkatërruesin “Gridley”.


Operacionet, të autorizuara me dekret nga Presidenti Javier Milei, do të vazhdojnë deri nesër në zonën ekskluzive ekonomike të vendit.


Ambasadori i SHBA-ës në Buenos Aires e ka ftuar kreun e shtetit të vizitojë aeroplanmbajtësen, por burime qeveritare specifikojnë se prania e tij nuk është pohuar ende.


Sesionet stërvitore janë pjesë e një programi të organizuar për të përkuar me kalimin tranzit të anijeve luftarake të huaja përgjatë bregdetit.


Qeveria ka lejuar gjithashtu hyrjen e trupave dhe pajisjeve amerikane për Operacionin e përbashkët “Atlantic Dagger”, i cili, filloi më 21 prill dhe është planifikuar të vazhdojë deri më 12 qershor në disa baza detare dhe ajrore argjentinase.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page