PRESIDENTI ARGJENTINAS JAVIER MILEI: DO TA FITOJMË LUFTËN KUNDËR IRANIT; JAM KUNDËR MAKIAVELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Qyteti I Jorkut të Ri, Amerikë | Presidenti Javier Milei u prit me duartrokitje dhe ovacione gjatë një fjalimi në Universitetin Yeshiva në Qytetin e Jorkut të Ri, një institucion prestigjioz hebre ku marrin pjesë kryesisht studentë ortodoksë.
Në fjalimin e tij, para rreth 500 personave, Presidendi Milei përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konfliktin me Iranin.
“Ne do të fitojmë”, tha ai - duke marrë duartrokitje nga publiku.
Presidenti Milei e shpalli veten presidentin më sionist në botë, duke pohuar afërsinë e tij me shtetin hebraik dhe duke kujtuar gjithashtu interesin e tij për studimet rabinike.
Fjalimi përsëriti temat e trajtuara tashmë nga kreu i shtetit argjentinas në Forumin Ekonomik të Davosit, të cilat, siç shpjegoi ai, do të jenë në qendër të librit të tij të ardhshëm, “Moraliteti si Politikë Shtetërore”.
Gjatë prezantimit, Presidenti Milei kritikoi përsëri mendimin e filozofit italian Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli) dhe utilitarizmin politik.
“Utilitarizmi është i pakuptimtë, edhe nëse mund të fitojë zgjedhjet”, tha ai.
Sipas Presidentit Milei, parimet morale duhet të mbizotërojnë mbi efikasitetin ekonomik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments