top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARGJENTINË | QEVERIA E PRESIDENTIT JAVIER MILEI DO TË NDRYSHOJË KODIN PENAL; PËRGJEGJËSIA PENALE FILLON NGA MOSHA 13 VJEÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Buenos Aires, Argjentinë | Qeveria argjentinase ka rikthyer projektligjin për Kodin Penal për të Mitur, duke rikthyer moshën minimale të përgjegjësisë penale në 13 vjeç; në ndryshim nga legjislacioni aktual, i cili, e përcakton moshën në 16 vjeç.


Projektligji do të shqyrtohet shpejt nga Dhoma e Deputetëve, në pritje të formimit të komisioneve të mbetura (Drejtësia dhe Familja, dhe Rinia dhe Fëmijëria), të cilat, administrata e Presidentit ultra-liberal Javier Milei synon t'i krijojë sot.


Qëllimi është që të merret një raport deri nesër dhe projektligji të hidhet në votim të enjten, në atë që pritet të jetë një debat shumë i tensionuar politik dhe shoqëror.


Iniciativa është kritikuar ashpër nga “UNICEF Argentina”, i cili, argumenton se kombi i Amerikës së Jugut, në vend që të ulë moshën e përgjegjësisë penale, duhet të hartojë një ligj në përputhje me standardet ndërkombëtare, me një qasje të specializuar dhe restauruese që mbron procesin e rregullt ligjor dhe merr në konsideratë zhvillimin neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page