SHBA I OFRON AMNISTI NGA NDJEKJA PENALE PRESIDENTIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO NËSE LARGOHET NGA PUSHTETI | 15 MILIONË $ SHPËRBLIM KUSH JEP INFO PËR ARRESTIMIN E MADUROS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara po mbajnë një seri bisedimesh sekrete për të bindur presidentin venezuelian Nikolas Maduro (Nicolas Maduro) të heqë dorë nga pushteti në këmbim të një faljeje.
Burime të informuara i thanë entit mediatik Wall Street Journal se administrata Baidn (Biden) ka vënë gjithçka në tryezë për të bindur udhëheqësin venezuelian të largohet para përfundimit të mandatit të tij në muajin janar.
Diktatori çavisto-komunist Maduro përballet me një sërë aktakuzash nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe në vitin 2020 SHBA vendosi një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin që mund të çonte në arrestimin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments