top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës VENDOSËN SANKSIONE NDAJ GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË TË BRAZILIT ALEKSANDRE (ALEXANDRE) DE MORAES SIPAS “AKTIT MAGNISKY”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka sanksionuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të Brazilit Aleksandre (Alexandre) de Moraes sipas Aktit Magnisky, i cili, përdoret për të ndëshkuar të huajt.


Vendimi u publikua nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Thesarit të ShBA-ës, siç raportohet nga enti mediatik brazilian “Globo”.


Më 18 korrik, Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, njoftoi revokimin e vizave të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të afërmve të tyre, duke përmendur konkretisht gjyqtarin Moraes.


Për të justifikuar masën, sekretari amerikan citon gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë kundër ish-presidentit të krahut të djathtë, Jair Bolsonaro, për tentativë grushti shteti.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page