top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL: PROFILI I GJYQTARIT ALEXANDRE DE MORAES NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL IKS (X) U ZHDUK PASI VURI NJË GJOBË ME VLERË PREJ 1.3 MILIARDË € PËR RRJETIN SOCIAL VIRTUAL IKS (X).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 21, 2025
  • 1 min read

Rio de Janerio, Brazil | Përplasja mes gjyqtarit të Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes dhe menaxherëve të platformës së mediave sociale virtuale Iks (X), në pronësi të manjatit Illn Mask (Elon Musk), është rindezur.

 

Vetëm disa orë pasi u gjobit me 1.3 miliardë euro (8 miliardë reais) për moszbatim të urdhrit të gjykatës, profili i magjistratit të lartë në rrjetin social virtual Iks (X) u zbulua se ishte inekzistent këtë mëngjes.

 

Nuk dihet ende nëse llogaria është hequr nga kompania apo nga vetë gjyqtari, i cili, e hapi atë në vitin 2017.

 

Gjoba u shkaktua nga refuzimi i platformës sociale virtuale Iks (X) për të dhënë të dhëna mbi profilin që i atribuohet influencuesit të ekstremit të djathtë - aktualisht në arrati jashtë vendit - Allan dos Santos, si pjesë e një hetimi për përhapjen e lajmeve të rreme dhe krime të tjera të kryera në internet.

 

Qasja në Iks (X) nga Brazili u bllokua vitin e kaluar për më shumë se një muaj, pas një vendimi të gjyqtarit de Moraes, përsëri për shkak të refuzimit të Iksit (X) për të respektuar ligjet dhe urdhrat e gjykatës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page