SEKRETARI I JASHTËM DEIVID KEMËROUN (DAVID CAMERON): BRITANIA E MADHE DO TË MBËSHTESË GJYQËSORIN NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Sekretari i Jashtëm Deivid Kemëroun (David Cameron) në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se Britania e Madhe do të mbështesë gjyqësorin në vendin tonë.
“Me kënaqësi ne po ndihmojmë modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni me reformat tuaja”, u shpreh z. Kemëroun (Cameron), teksa përmendi bashkëpunimin mes dy vendeve në kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë.
Sektetari i Jashtëm britanik foli edhe për situatën në rajon, ku nënvizoi se Ballkani Perëndimor është përparësi.
“Edhe për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Me kënaqësi ne po ndihmojmë modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni me reformat tuaja.
Do të ketë shumë mundësi që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri duke ndërtuar më tej ekonominë e vendit, duke e përmirësuar atë dhe për këtë do të keni ndihmën tonë.
Faleminderit për atë që thatë që unë jam mik i rajonit dhe Ballkanit. Për mua është kompliment, kam këndvështrim të thjeshtë.
Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, atëherë edhe Evropa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkan, ka edhe në Evropë.
Është në interesin tonë në përbashkët që të ndihmojmë në procesin e paqtimit, rritjes ekonomike dhe të mirëkuptimi.
Kjo për mua është përparësi, ka qenë edhe kur isha kryeministër. Edhe këtë muaj do të vij me këtë punë”, tha sekretari britanik në fjalën e tij përpara mediave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































