TIRANË | KOMENT NGA SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË GJENERALLEJTËNANT ARBEN KINGJI.

Tiranë, Shqipëri | “Forca Ajrore përcolli për herë të parë kontingjentin e saj për të shërbyer në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Një përgjegjësi e rëndësishme dhe një tjetër dëshmi e angazhimit të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në Aleancë.
Mision të mbarë dhe shërbim të suksesshëm në çdo detyrë”.
Kështu kumtoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në një shënim në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments