top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI BRITANIK DEIVID KEMËROUN (DAVID CAMERON) MBËRRITI NË TIRANË: U PRIT NGA MINISTRI HASANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Z. Deivid Kemëroun (David Cameron), i cili ushtron funksionin e sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak mbërriti në Tiranë.

 

Ai është mirëpritur në aeroport nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

 

Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Cameron për në Tiranë.


Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ministri Hasani në një postim.

 

Sekretari Kemëroun (Cameron) fillimisht do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

 

Pas takimit, kryeministri Rama dhe sekretari Kemëroun (Cameron) do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka Këud (Cod).

 

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të takohet më pas me presidentin Bajram Begaj - në orën 14:30.

 

Kumtohet se në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për Shqipërinë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page