SAMITI I PARË MES BASHKIMIT EVROPIAN DHE EGJIPTIT DO TË ZHVILLOHET NË BRUKSEL MË 22 TETOR 2025 | MBI MARRËDHËNIET DYPALËSHE DHE THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), së bashku me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leien (Leyen, do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin e parë BE-Egjipt, që do të mbahet në Bruksel më 22 tetor të vitit 2025.
Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të përfaqësojë Egjiptin.
Samiti do të përqendrohet në marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm të partneritetit politik dhe ekonomik, me qëllim promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit.
Udhëheqësit do të diskutojnë më pas sfidat globale të sotme, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë, multilateralizmin, tregtinë, migracionin dhe sigurinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments