MINISTRI I JASHTËM EGJIPTIAN BADR ABDELATTI (ABDELATTY): MBI 100 CIVILË VRITEN ÇDO DITË NË GAZA; TURP; NUK KA SHENJA ZBATIMI TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS BE-IZRAEL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 14
- 1 min read
Updated: Aug 12

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelatti (Abdelatty), në Bruksel për takimin ministror BE-Fqinjësi Jugore, nuk sheh asnjë shenjë të zbatimit të marrëveshjes BE-Izrael për ofrimin e ndihmës humanitare në Gaza.
“Situata në terren është e tmerrshme. Çdo ditë, mbi 100 njerëz vriten në Gaza vetëm sepse duan të marrin ndihmë. Është turp për të gjithë ne.
Jemi këtu për të folur qartë dhe për t'u treguar miqve tanë evropianë se çfarë po ndodh në terren”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti