EGJIPTI DHE KATARI I DËRGUAN IZRAELIT NJË PROPOZIM TË RI PËR GAZËN | KAJRO: TOPI TANI ËSHTË NË FUSHËN E IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 19
- 1 min read

Kajro, Egjipt | Egjipti dhe Katari i kanë paraqitur Izraelit një propozim të ri për armëpushim në Gazë.
Kreu i shërbimit të lajmeve egjiptiane, Diaa Rashwan, e njoftoi këtë, duke shtuar se tani topi është në fushën e tij.
Z. Rashwan tha se ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë kishin përgatitur propozimin e ri bazuar në një plan të kohëve të fundit nga i dërguari i ShBA-ës Uitkof (Witkoff).
Me sa duket, ky propozim i ri kishte marrë miratimin e Hamasit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments