MINISTRI I JASHTËM EGJIPTIAN BADR ABDELATI: EGJIPTI PO PUNON ME KATARIN DHE SHBA-ës PËR TË ARRITUR NJË ARMËPUSHIM 60-DITOR NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 12
- 1 min read

Kajro, Egjipt | “Kajro po punon me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim 60-ditor në Gaza, pjesë e një përpjekjeje të ripërtërirë për t'i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit”, tha Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelati (Abdelatty).
“Ne po punojmë shumë në bashkëpunim të plotë me katarianët dhe amerikanët”, u tha Ministri Abdelati (Abdelatty) gazetarëve në një konferencë për shtyp në Kajro.
“Qëllimi kryesor është të kthehemi te propozimi fillestar; një armëpushim 60-ditor; me lirimin e disa pengjeve dhe të ndaluarve palestinezë dhe rrjedhën e ndihmës humanitare dhe mjekësore në Gaza pa kufizime ose kushte”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments