MBRETËRIA E BASHKUAR | DEPUTETËT BRITANIKË KËRKOJNË NDALIMIN E PRODHIMIT TË KAPELAVE ME LËKURË ARIU TË GARDËS MBRETËRORE.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Përdorimi i lëkurave të vërteta të arinjve për të bërë kapelat tradicionale të Gardës Mbretërore Britanike është e pamundur të justifikohet sot, dhe për këtë arsye është urgjente të gjendet një alternativë që përmbush standardet etike bashkëkohore.
Ky është argumenti i përdorur nga një grup deputetësh të Mbretërisë së Bashkuar, i cili mund t'i japë fund njërit prej elementëve më ikonikë të lidhur me Pallatin Bakingem (Buckingham).
Kërkesa, e përfshirë në një letër të nënshkruar nga 18 deputetë dhe një anëtar i Dhomës së Lordëve që përfaqësojnë tre parti (Partinë e Punës, Demokratët Liberalë dhe të Gjelbrit), iu dërgua këtë javë ministrit të mbrojtjes Ljuk (Luke) Pollard.
I kërkohet qeverisë të gjejë materiale sintetike për të zëvendësuar gëzofin e arinjve të përdorur për të bërë kapelat, në përputhje me angazhimin e qeverisë për të promovuar mirëqenien e kafshëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments