SALVADOR | PARLAMENTI: BURG I PËRJETSHËM PËR TË MITURIT E PËRFSHIRË NË VRASJE + PËRDHUNIM + TERRORIZËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read
Shën Salvador, Salvador | Të enjten, më 26 mars 2026, Asambleja Legjislative e Salvadorit miratoi dënim me burgim të përjetshëm për të miturit e dënuar për vrasje, përdhunim ose terrorizëm të lidhur me bandat, si pjesë e një fushate shtrënguese legjislative të promovuar nga Presidenti Naib (Nayib) Bukele.
Reforma e Ligjit Penal për të Mitur u miratua me 58 vota pro nga 60 anëtarë të parlamentit njëdhomësh.
Masa shfuqizon procedurën e posaçme (special) për të mitur për krime të rënda, ndërsa parashikon ende rishikime periodike të dënimeve për të vlerësuar nivelin e rehabilitimit të kryerësit të veprës penale dhe rrezikun për lirim të mundshëm me kusht.
Masa do të hyjë në fuqi tetë ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare.
Reforma vjen pasi e njëjta asamble kishte miratuar tashmë një dënim me burgim të përjetshëm për të rriturit më 17 mars, pas akuzave nga organizatat joqeveritare që kishin denoncuar Presidentin Bukele për krime kundër njerëzimit në luftën e tij kundër krimit të organizuar.
Gjykatat e zakonshme do të kenë juridiksion ekskluziv mbi procedurat kundër të rriturve dhe të miturve për krime të dënueshme me burgim të përjetshëm.
Për të miturit, rishikimi i detyrueshëm i dënimit ofrohet pas 25 vitesh burgim; për të rriturit, pas një periudhe midis 30 dhe 40 vjetësh.
Presidenti i Asamblesë, Ernesto Kastro (Castro), deklaroi se masa u garantoi familjeve salvadoriane qetësinë shpirtërore se asnjë nga këta kriminelë nuk do ta shohë më dritën e diellit.
Përfaqësuesi Fransisko (Francisco) Lira i partisë së krahut të djathtë Aleanca Republikane Nacionaliste (ARENA) u ankua se mijëra salvadorianë pa lidhje me bandat ende presin një gjyq të drejtë.
Gjatë të njëjtës seancë, parlamenti e zgjati regjimin e jashtëzakonshëm që lejon arrestimet pa urdhër gjyqësor për 30 ditë të tjera, tani në vitin e katërt.
Sipas burimeve zyrtare, 91650 anëtarë të dyshuar të bandave janë arrestuar që kur masa u zbatua, nga të cilët afërsisht 8000 janë liruar për shkak të pafajësisë së provuar.
Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë se shumë njerëz të pafajshëm mbeten në paraburgim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments