top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SALVADOR | U MIRATUA MASA E 48-TË E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME; MBI 90 MIJË ANËTARË BANDASH KRIMINALE JANË ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Salvador | Asambleja Legjislative e Salvadorit miratoi, me 57 vota, zgjatjen e dyzet e tetë të regjimit të emergjencës.


Me këtë zgjatje të fundit, masa e emergjencës do të ketë qenë në fuqi për katër vjet të plota, pasi fillimisht u miratua në mars të vitit 2022.


Masa pezullon disa të drejta themelore kushtetuese, siç janë kufizimet kohore për ndalimin administrativ dhe paprekshmërinë e korrespondencës.

 

Duke mbështetur vendimin, deputeti i partisë në pushtet, Kristian (Christian) Guevara, paralajmëroi se:

1-Bandat janë dobësuar, por ekzistojnë; ato nuk janë zhdukur. Kur një sëmundje kthehet, e bën këtë me një agresion më të madh”.


Kolegu i tij Kaleb (Caleb) Navarro i justifikoi arrestimet duke i përshkruar kriminelët si njerëz plotësisht të shtrembëruar që nuk kanë shpresë për shërim.


Ndërsa qeveria feston më shumë se 90 mijë arrestime, organizatat humanitare denoncojnë arrestimet arbitrare dhe vdekjet në burg.


Zv/Presidenti Felisk (Félix) Ulloa pranoi nevojën për të zvogëluar kufirin e gabimit, duke konfirmuar lirimin e 8 mijë personave që u vërtetuan të pafajshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page