top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOSTA RIKË | BURG I RI PËR KRIMIN E ORGANIZUAR; I PRANISHËM ISHTE EDHE PRESIDENTI I SALVADORIT NAIB (NAYIB) BUKELE I CILI KËRKOI QË TË VEPROHET ME DORË TË HEKURT KUNDËR BANDAVE KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Shën Jozef (San Joze), Kosta Rikë | Presidenti i Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve për Qendrën e Kontrollit të Lartë për Krimin e Organizuar (CACCO) në Kosta Rikë.


Objekti i ri i sigurisë maksimale është frymëzuar drejtpërdrejt nga CECO-ja, mega-burgu i ndërtuar dy vjet më parë në Salvador, i cili, është bërë simbol i strategjisë së sigurisë së udhëheqësit të Amerikës Qendrore.


Gjatë këtij eventi, Presidenti Bukele rrëfeu përvojën e tij si president, duke e përshkruar Salvadorin si një ish-shtet të dështuar që kërkonte ndryshime rrënjësore në gjyqësor, ligje dhe në institucionet e tij.


Ai kujtoi se eshtrat e mbi 100 mijë njerëzve të vrarë nga bandat kriminale ende mungojnë në vendin e tij.


Duke iu drejtuar Presidentit Rodrigo Çavez (Chaves), ai paralajmëroi se pa zgjidhur problemin e krimit, Kosta Rika rrezikon të shohë një rritje të viktimave dhe një kolaps të turizmit, pasi njerëzit do të kenë frikë të udhëtojnë për atje.


Megjithatë, ai e nxiti Kosta Rikën duke vënë në dukje se situata nuk është aq e tmerrshme sa ajo e Salvadorit në të kaluarën.


Me një të tretën e asaj që ka bërë Salvadori, do të jetë më se e mjaftueshme këtu”, tha Presidenti Bukele.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page