top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SALVADOR | ASAMBLEJA LEGJISLATIVE MIRATOI ZGJATJEN E 47-të TË REGJIMIT TË EMERGJENCËS; GJER MË TASH JANË ARRESTUAR 91 MIJË ANËTARË GRUPESH DHE ORGANIZATASH KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30
  • 1 min read

Shën Salvador, Salvador | Asambleja Legjislative e Salvadorit miratoi zgjatjen e 47-të të regjimit të emergjencës, me 57 vota pro nga partia në pushtet Idetë e Reja (“Nuevas Ideas”) dhe aleatët e saj.


Masa, e cila, pezullon tre garanci themelore kushtetuese (mbrojtjen, kushtet e paraburgimit dhe konfidencialitetin e komunikimeve), do të mbetet në fuqi deri më 1 mars 2026.


Sipas Kabinetit të Sigurisë, 91000 veta të lidhur me bandat kriminale janë arrestuar që nga viti 2022, duke e çuar shkallën e vrasjeve në 1.3 për 100 mijë banorë.


Debati në sallë, megjithatë, ishte i nxehtë.


Ndërsa deputetët e shumicës, si Kaleb (Caleb) Navarro, e festuan masën si instrumentin që ka shpëtuar më shumë jetë dhe sulmuan opozitën për pakte të dyshuara me bandat, deputetja e Vamos, Sesia (Cesia) Rivas, votoi kundër saj, duke denoncuar marzhin e gabimit që prek njerëzit e pafajshëm, studentët dhe udhëheqësit e komunitetit.


Deputeja Rivas sfidoi qeverinë për çështjen e personave të zhdukur dhe varreve klandestine, duke kritikuar pandëshkueshmërinë dhe mungesën e drejtësisë për ata që janë arrestuar padrejtësisht.


Pavarësisht kritikave shumica politike përsëriti se regjimi i emergjencës do të vazhdojë derisa anëtari i fundit i bandave kriminale të jetë në burg.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page