SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: BURG I PËRJETSHËM PËR VRASJE + PËR PËRDHUNIM + PËR TERRORIZËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Shën Salvador, Salvador | Asambleja Legjislative (me shumicë qeveritare), miratoi një reformë kushtetuese të nxitur nga Presidenti Naib (Nayib) Bukele, duke futur dënime me burgim të përjetshëm për vrasësit, përdhunuesit dhe terroristët.
Masa vjen menjëherë pas botimit të një raporti ndërkombëtar që akuzon qeverinë për krime kundër njerëzimit gjatë gjendjes aktuale të jashtëzakonshme.
Presidenti i sfidoi hapur kritikët e tij kur tha se do të shohim kush guxon të mbrojë faktin se Kushtetuta vazhdon t'u ndalojë vrasësve dhe përdhunuesve të qëndrojnë në burg.
Amendamenti i Nenit 27, i cili, më parë ndalonte dënimet me burgim të përjetshëm dhe i jepte përparësi riedukimit, u bë pa asnjë debat.
“Tani do t'i shohim këto organizata duke mbrojtur, si gjithmonë, kriminelët e dhunshëm. Ju nuk keni legjitimitet sovran në këtë vend. Shkoni në ferr”, tha Ministri i Sigurisë Gustavo Villatoro, duke sulmuar ashpër grupet e të drejtave të njeriut në gjykatë.
Qeveria gjithashtu nisi një fushatë në mediat sociale virtuale kundër mediave ndërkombëtare, duke i akuzuar ato se po kërkonin lirimin e të gjithë kriminelëve të arrestuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments