top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SALVADOR | 284 ANËTARË TË BANDËS KRIMINALE MS-13 U DËNUAN ME RRETH 1335 VJET BURG PËR KRIME TË KRYERA MIDIS VITEVE 2014-2022.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

San Salvador, Salvador | Në Salvador, 248 anëtarë të bandës kriminale Mara Salvatruça (MS-13) janë dënuar me deri në 1335 vjet burg, pasi u shpallën fajtorë për një sërë krimesh të kryera midis viteve 2014 dhe 2022 në departamentin e La Libertad-it.


Dënimet penale u lëshuan si pjesë e ofensivës kundër bandave të zbatuar nga qeveria e Presidentit konservator Naib (Nayib) Bukele gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në fuqi që nga marsi i vitit 2022, e cila, lejon arrestime pa urdhër arresti (më shumë se 90 mijë deri më tani).


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Salvadorit deklaroi në mediat sociale virtuale se 248 anëtarët e bandës - kryesisht anëtarë të Teklas Lokos (Teclas Locos) Salvatruços (TLS) dhe fraksioneve të tjera të lidhura - janë përgjegjës për 43 vrasje të rënduara, 42 zhdukje, tre vrasje të rënduara të grave, 86 raste zhvatjeje, 29 komplote vrasjesh, 32 gjyqe për akte përgatitore të trafikimit të paligjshëm dhe pesë zaptime të paligjshme të pronave, përveç krimeve të tjera që lidhen me grupet e paligjshme.


Qeveria pretendon se MS-13-ta dhe një bandë tjetër, Barrio 18-ta, janë përgjegjëse për vdekjen e afërsisht 200 mijë njerëzve gjatë afërsisht 30 viteve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page