“RYANAIR” VJEN NË AEROPORTIN E TIRANËS | DO TË OFROJË UDHËTIME ME ÇMIME TË LIRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, ku do të ushtrojë aktivetetin e saj tregtar kompania “Ryanair”, e njohur për udhëtimet me çmime të ulta (low cost). Nga 31 tetori ajo do të nisë fluturimet me 17 linja ajërore, 6 prej të cilave do t’u kushtohen udhëtimeve që do të kryhen drejt Italisë, i cili, ashtu sikundër dihet, është një prej destinacioneve më të shpeshta, për qytetarët shqiptarë, por jo vetëm. Ky zhvillim mund të konsiderohet edhe si një akt konkurence për kompaninë hungareze “Wiz Air”, që jo pak herë gjatë veprimatrsië së saj ka shfaqur problematika të ndryshme për udhëtarët shqiptarë, të cilat, kanë qenë të lidhura me anullimin e udhëtimeve, ose me vonimin e nisjes së fluturimeve, ndaj së cilës bashkësia e arbëreshve që jetojnë në Itali lëshoi një notë proteste, për shksk të braktisjes së delegacionit arbëresh që pritej të vinte në Shqipëri, duke i anulluar udhëtimin. Kompania “Ryanair” do të ofrojë shërbimin e fluturimit me aeroplan në 17 linja ajrore, të cilat gjenden të pasqyruara si vijon. Për Italinë.
Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori
Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën.
Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori. Belgjikë: Daily Chaleroi nga 31 tetori.
Rumani: Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor. Poloni: Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën. Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor. Gjermani: Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën. Skoci: Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën. Britani e Madhe: London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë. Manchester: nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën.
Francë: Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën. Republika Çeke: Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën.
Suedi: Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën. © Coyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments