top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA SULMOI UKRAINËN MBRËMË ME 595 DRONË DHE 48 RAKETA | 5 TË VRARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Rusia sulmoi Ukrainën mbrëmë me 595 dronë dhe 48 raketa”, tha ushtria e Kievit.


Kryeqyteti ishte objektivi kryesor i synuar.


Katër veta janë vrarë deri më tani në bombardimet ruse të Kievit, sipas entit mediatik “Ukrinform”, duke cituar informacionin operativ të disponueshëm.


Ndërkohë, kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko (Klitschko), raportoi se në lagjen Solomianskyi, një zjarr shpërtheu në një pikë karburanti për shkak të mbeturinave që binin. Zjarri është shuar tashmë.


Enti mediatik “Ukrinform” raporton gjithashtu se një zjarr u shua në një strukturë mjekësore shtetërore, ku ekipet e shpëtimit gjetën trupat e dy vetave, ndërsa pesë veta u shpëtuan.


Në përgjithësi, shumë struktura banimi dhe jo-banesore në qytet u dëmtuan.


Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e përshkroi sulmin frikacak të Rusisë në një postim në Telegram.


Ai theksoi se objektivat kryesore ishin Kievi dhe rajonet e Zaporizhias, Khmelnitskit, Sumit, Mikolaivit, Çernihivit dhe Odesës, duke shtuar se infrastruktura civile, një fabrikë gome dhe ndërtesa apartamentesh u dëmtuan të gjitha në sulmet brutale të regjistruara gjatë sulmit rus.


Ndërkohë, Polonia mbylli hapësirën ajrore pranë dy qyteteve të saj juglindore këtë mëngjes dhe forcat e saj ajrore u përgjigjën duke dërguar avionë luftarakë”, raporton enti mediatik “Skynews”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page