top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSI | 8 VETA U DËNUAN ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR SULMIN NË URËN E KRIMESË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 minutes ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Një gjykatë në Rostov-on-Don, Rusi, ka dënuar tetë veta me burgim të përjetshëm për akuza terrorizmi në lidhje me sulmin në urën e Krimesë, i ndodhur më 8 tetor 2022, ku humbën jetën pesë persona”.


Kjo u raportua nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.


Sipas hetuesve, sulmi, i kryer me një kamion-bombë, u organizua nga shërbimi i inteligjencës ukrainase (SBU).


Dy ditë pas sulmit, forcat ruse filluan sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, të cilat, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.


Të pandehurit u akuzuan për terrorizëm dhe për blerjen dhe transportimin e paligjshëm të pajisjeve shpërthyese.


Ura e Krimesë kalon nëpër Ngushticën e Kerçit, duke lidhur territorin rus me gadishullin e aneksuar nga Moska në vitin 2014.


Hetuesit rusë pretendojnë se sulmi u organizua nga z. Vasil Maliuk (Vasyl Malyuk), kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).


Pajisja me sa duket u zhvillua në Ukrainë, u transportua në Rusi dhe u vendos në një kamion, shoferi i të cilit nuk ishte në dijeni të planit.


Shoferi i kamionit dhe katër pasagjerët e një makine aty pranë u vranë në shpërthim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page