top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRËSHEN | MARTIN ZHERI (TIRTJA) U ARRESTUA; GJYKATA E MILANOS I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR 71 RASTE VJEDHJESH DHE TENTATIVA VJEDHJESH NË PRONAT E QYTETARËVE ITALIANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2025
  • 2 min read

Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Martin Zheri (Tirtja), me moshë 35 vjeç.


Njoftim | Mirditë.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


I kërkuar nga autoritetet në Itali, për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje (me armë), në vitin 2023, në banesa në 4 rajone të Italisë, kapet 35-vjeçari.


Procedohet penalisht shtetasi që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në Rrëshen, i ndaluari.


Sekuestrohet automjeti tip “Benz”.


Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet Interpol Tiranës, u finalizua operacioni “Mekanizmi”.


Në kuadër të operacionit u kap teksa lëvizte me automjet në Rrëshen, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. Zh. alias M. T., 35 vjeç.


Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet.


Më tej, në vijim të operacionit “Mekanizmi”, nisi procedimi penal, për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”, për shtetasin që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte 35-vjeçari, G. N., 37 vjeç, banues në Mirditë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.


Ndërkaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit M. Zh. alias M. T., në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page