FSHATI SHTUF; MIRDITË | U ARRESTUAN PRENG MARKU DHE KRISTIAN PIMA; 33.7 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 8
- 2 min read

Fshati Shtuf, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Preng Marku.
2- Z. Kristian Pima.
Njoftim | Mirditë.
Si rezultat i disa javëve hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizohet operacioni policor i koduar “Processing”.
Zbulohen në fshatin Shtuf, 2 parcela ku ishin kultivuar bimë narkotike dhe 1 ambient i përshtatur për tharjen e tyre.
Sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe asgjësohen 220 bimë të dyshuara narkotike.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Njëri prej tyre u kap në flagrancë në ambientin ku thaheshin bimët narkotike, tjetri me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin policor të koduar “Processing”.
Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit:
-P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf;
-K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit, u zbuluan në territorin e fshatit Shtuf, njësia administrative Kaçinar:
-2 parcela ku ishin kultivuar 220 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-1 ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.
Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe u kap në flagrancë shtetasi P. M.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments