FSHATI SHËN GJERGJ; MIRDITË | U ARRESTUAN AKIL REÇI; MARTIN ZEFI; ERJON ZEFI (VËLLEZËR); 40 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 15
- 2 min read

Fshati Shën Gjergj, Mirditë, Shqipëri | Strukturtat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Akil Reçi, me moshë 33-vjeç.
2- Z. Martin Zefi, me moshë 34 vjeç.
3- Z. Erjon Zefi, me moshë 38 vjeç.
Njoftim | Mirditë.
Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë.
Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër).
Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.
Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.
Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments