FIER | SELAMI HASANI (SEL ÇAMI) U KONSTATUA I VRARË ME ARMË ZJARRI.


Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Selami Hasani, i njohur rëndom edhe si “Sel Çami”, u konstatua i vrarë me armë zjarri.
Ai ka qenë konsideruar si i përfshirë në vrasjen e z. Julian Isufaj, i lidhur me linjë gjaku (nip) me z. Arben Isufaj, i njohur rëndom si “Ben Qimja”.
Rrënjët e konfliktit mes familjeve Hasani dhe Isaufaj datojnë në fillim të viteve 1990.
Z. Vladimir Hasani (vëllai i z. Selami Hasani) u konsiderua si i përfshirë në vrasjen e z. Enver Isufaj, i ati i z. Arben Isufaj (Sheq, Fier).
Njoftim | Fier.
Informacion paraprak.
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments