MIRDITË | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR DASHAMIR REXHEPI + DURIM REXHEPI (NGA KRUJA) + MARK SHYTI (NGA FUSHË-ARRËZI); TREGTARË DROGE; 5 THASË HASHASH (38.8 KG).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12
- 2 min read

Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Dashamir Rexhepi (nga Kruja).
2- Z. Durim Rexhepi (nga Kruja).
3- Z. Mark Shyti (nga Fushë-Arrëzi).
Njoftim | Mirditë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që dyshohet se posedonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal-Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete.
Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.
Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments