RRUGA “VICIANUM”; PRISHTINË | BULENT BOZKURT KA HUMBUR KONTAKTET ME FAMILJEN QYSH PREJ DATËS 02 TETOR 2025; LYPET NDIHMA E PUBLIKUT PËR LOKALIZIMIN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Rruga “Vicianum”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Bulent Bozkurt, me moshë 50 vjeç, ka humbur kontaktet me familjen qysh prej datës 02 tetor 2025.
Denoncimi për humbjen e tij u krye nga bashkëshortja.
Në lidhje me rastin, filluan hetimet penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Person i zhdukur”.
Z. Bozkurt ka këto tipare fizike:
1- Shtatmesatar.
2- Flokë kafe.
3- Sy kafe.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij lutet të kontaktojë në:
1- Numrin telefonik të Policisë së Republikës së Kosovës 192.
2- Numrin telefonik të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë 112.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments