top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LUGMIR (ZLLATAR); PRISHTINË | FATON KRASNIQI (PRONARI I SHOQËRISË TREGTARE “FJORDI SHPK”) U ARRESTUA; NJË PUNËMARRËS U AKSIDENTUA NË KANTIERIN E NDËRTIMIT “ROYAL GREEN RESIDENCE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Fshati Lugmir (Zllatar), Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Faton Krasniqi, pronar i shoqërisë tregtare “Fjordi Shpk”.


Arrestimi i tij lidhet me:

1- Një aksident që ngjau në vendin e punës, i cili, shkaktoi plagosjen e një punëmarrësi, i cili, u shtrua në spital (dyshohet se ra nga një lartësi).


Aksidenti ngjau në datën 02.10.2025, në kantierin e ndërtimit “Royal Green Residence”, i gjendur në fshatin Lugmir (Zllatar).


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page