top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “TRE DËSHMORËT”; TIRANË | ORGES MALE U ARRESTUA; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “INFRASTRUKTURA”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
11 hours ago
2 min read

Rruga “Tre Dëshmorët”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Orges Male, me moshë 23 vjeç.


Njoftim | Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar.


Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike.


Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme.


Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.


23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.


Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:


-239 dronë të madhësive të ndryshme;


-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;


-44 celularë;


-17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;


-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);


-3 palë syze me videoregjistrues;


-pajisje DVR;


-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;


-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;

 

-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;


-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;


-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.


Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.


Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page