top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “HULO HAJDËRI”; LAGJJA “SHKOZË”; TIRANË | DODË LEGISI U KONSTATUA I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 minutes ago
1 min read

Rruga “Hulo Hajdëri”, Lagjja “Shkozë”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur:

1- Z. Dodë Legisi, me moshë 45 vjeç.


Njoftim | Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.


Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L.


Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page