top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “SHOTE GALICA”; PRIZREN | U ARRESTUA MEHMET GÖRENÇ (QYTETAR TURK) | AKUZOHET SE VRAU ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) NJË NGA VAJZAT E TIJ DHE PLAGOSI RËNDË TJETRËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Rruga “Shote Galica”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Mehmet Görenç, qytetar turk.

 

Ai akuzohet se duke përdorur një mjet të mprehtë (thikë) goditi dy vajzat e tij të mitura.

 

Vajza 15-vjeçare vdiq.

Tjetra, me moshë 11-vjeçare, gjendet në gjendje të keqe shëndetësore.

 

Akti kriminal ngjau sot (06.05.2025), rreth orës 05:50, në afërsi të lavazhit të automjeteve “Sylë Buleci”.

 

Njoftim | Sot më datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marrë informatën se në rrugën “Shote Galica” në Prizren ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund t’i jep ndihmë ngase një i dyshuar ndodhet me thikë ne dorë.

 

Në atë drejtim janë nisur katër patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend të ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë.

 

Të gjithë këta janë familjar mes vete dhe janë shtetas të Turqisë me banim të përkohshëm në Prizren, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi (Bytyqi).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page