RRUGA “LUAN HARADINAJ”; PRISHTINË | QYTETARËT TURQ MURAT DEMIRTEPE DHE IHSAN KILIÇ U ARRESTUAN; FALSIFIKIM DOKUMENTESH + PARASH + ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Murat Demirtepe.
2- Z. Ihsan Kiliç.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në falsifikime dokumentesh në kuadër të një sipërmarrjeje tregtare të emërtuar “Anatolia Express”; qytetarëve turq u lëshoheshin dokumente false për leje të përkohshme qëndrimi në Republikën e Kosovës; në falsifikim parash.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Gjashtë (6) vula të ndryshme (përfshirë vula e Konsullatës së Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës).
2- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
3- Katër aparate telefonikë të lëvizshëm.
4- Dy kompjutera të lëvizshëm (lap-topë).
5- Dokumente të falsifikuara.
6- Sasi kartëmonedhash prej 50 € dhe prej 20 €.
7- Gjashtëqind e shtatëdhjetë e një (671) monedha metalike të falsifikuara dy euroshe me vlerë 1342 €.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Falsifikim i dokumenteve”.
2- “Falsifikim i parasë”.
3- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments