RRUGA “ILIR KONUSHEFCI”; PODUJEVË | U ARRESTUA LATIF FEJZULLAHU; AKUZOHET SE PLAGOSI ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) IBUSH KRASNIQIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Rruga “Ilir Konushefci”, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Latif Fejzullahu.
Ai akuzohet se goditi me armë të ftohtë (thikë) z. Ibush Krasniqi, i cili, shkoi te autoritetet vendore policore ku kreu denoncim - në gjendje të plagosur në dorë dhe në bark.
Dorasi u vetëdorëzua të autoritetet vendore të Policisë duke pranuar aktin kriminal dhe duke dorëzuar mjetin e kryerjes së krimit.
Ndaj tij kanë filluar hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim të rëndë trupor”.
2- “Mbajtje të paautorizuar të armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น