top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAKISTAN: USHTRIA KREU PROVA TË RAKETAVE TOKË-TOKË NË KUNDËR TË TENSIONEVE TË FORTA ME INDINË FQINJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 2 min read

Islamabad, Pakistan | Ushtria pakistaneze kreu sot prova me raketa tokë-tokë, mes tensioneve të larta me Indinë fqinje, të cilat, po ngjallin frikën e një përshkallëzimi midis dy rivalëve të armatosur me armë bërthamore.

 

Nju Delhi beson se Islamabadi qëndron pas sulmit që vrau 26 civilë më 22 prill në pjesën indiane të Kashmirit që administrohet prej tij, një sulm për të cilin askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe në të cilin Pakistani mohon çdo përfshirje.

 

Pakistani sot testoi me sukses sistemin e armëve Abdali, një raketë tokë-tokë me një rreze veprimi prej 450 kilometrash”, tha ushtria në një deklaratë.

 

Lëshimi kishte për qëllim të siguronte gatishmërinë operacionale të ushtarëve dhe të konfirmonte parametrat teknikë kritikë, duke përfshirë sistemin e përparuar të navigimit të raketës dhe funksionet e sofistikuara të trajtimit”, vazhdoi ai.

 

Sipas këtij burimi, Shefi i Ushtrisë Syed Asim Munir kryesoi një takim ushtarak të rangut të lartë dje, të premten, në lidhje me ngërçin ekzistues midis Pakistanit dhe Indisë.

 

Ai theksoi rëndësinë kritike të rritjes së vigjilencës dhe përgatitjes proaktive në të gjitha frontet”, thuhej gjithashtu në deklaratën e ushtrisë.

 

Burime ushtarake indiane raportuan shkëmbimin e zjarrit të mbrëmshëm për natën e nëntë radhazi midis dy ushtrive përgjatë Vijës së Kontrollit prej 770 kilometrash që ndan territorin e kontestuar.

 

Të dy vendet janë përfshirë në disa luftëra që nga ndarja e dhimbshme që pasoi tërheqjen e Britanisë koloniale në vitin 1947.

 

Të martën, kryeministri indian Narendra Modi dha dritën jeshile për një përgjigje ushtarake pas sulmit në Pahalgam.

 

Që atëherë, Pakistani ka thënë se ka informacione të besueshme në lidhje me një sulm të afërt indian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Коментари

Оценено с 0 от 5 звезди.
Все още няма оценки

Добавяне на отзив
bottom of page