top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JEMEN: KRYEMINISTRI AHMED AUAD (AWAD) BIN MUBARAK NJOFTOI SE DHA DORËHEQJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read

Sanë, Jemen | Ahmed Auad (Awad) bin Mubarak, kryeministri i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, njoftoi sot se kishte paraqitur dorëheqjen pasi u përball me shumë vështirësi, përfshirë pamundësinë për të riformësuar qeverinë e tij.

 

Dorëheqja e tij vjen pas një përplasjeje me z. Rashad al-Alimin, kreun e këshillit presidencial të Jemenit, mbi kompetencat e tij, pasi ky i fundit refuzoi kërkesën e z. Mubarak për të shkarkuar 12 nga ministrat e kabinetit të tij”, thanë burime qeveritare për Reuters.

 

Sipas burimeve, Ministri i Financave Salem Saleh bin Braik pritet të jetë kryeministri i ri.

 

Z. Mubarak u emërua kryeministër në shkurt të vitit 2024, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i jashtëm.

 

Në vitin 2015, ai u rrëmbye nga milicia Huthi e mbështetur nga Irani, ndërsa shërbente si shef i stafit presidencial gjatë konfliktit të Huthive me presidentin e atëhershëm Abd Rabbuh Mansour Hadi.

 

Dorëheqja e z. Mubarak, të cilën, ai e njoftoi në një deklaratë, vjen në një kohë kur ShBA-ës po intensifikojnë sulmet ajrore kundër objektivave ushtarake të rebelëve Huthi në një përpjekje për t'i parandaluar ata të synojnë anijet tregtare në Detin e Kuq.

 

Sulmet vdekjeprurëse ndaj organizatës që nga muaji mars janë operacioni më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që kur presidenti amerikan mori detyrën në janar.

 

Jemeni është përfshirë në luftë civile për më shumë se një dekadë.

 

Huthitë pushtuan kryeqytetin Sanaa në vitin 2014 dhe rrëzuan qeverinë e njohur, duke e detyruar atë të zhvendosej në qytetin port të Adenit, në pjesën jugore të vendit.

 

Huthitë tani kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë qendrat më të mëdha të popullsisë në veri dhe perëndim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page