top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË | KONFERENCA KATOLIKE E SHTETIT TË JORKUT TË RI DËNOI TALLJEN DHE PËRQESHJEN NDAJ PAPATIT: E KONSIDEROI SI AKT JO TË DENJË; PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) DUHET TË PENDOHET QË E POSTOI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një fotomontazh i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) i veshur si Papa Françesku u postua në llogaritë e mediave sociale virtuale të Shtëpisë së Bardhë disa ditë para fillimit të konklavës - e cila, do të fillojë më 7 maj - që do të caktojë pasardhësin e Papa Françeskut, i cili, vdiq më 21 prill të vitit 2025.

 

E njëjta pamje u nda edhe nga presidenti amerikan Tramp (Trump) në llogarinë e tij në rrjetin social virtual “Truth”.

 

Pamja e përshkruan presidentin Tramp (Trump) një kryq rreth qafës dhe në një gjest bekimi.

 

Presidenti amerikan është tallur disa herë kohët e fundit se të qenit vetë Papa i ardhshëm do të ishte zgjedhja e tij e parë.

 

Konferenca Katolike e Shtetit të Nju Jorkut, e cila, përfaqëson peshkopët e Empaiër Stetit (Empire State), ka marrë qëndrim kundër fotos ku presidenti paraqitet si Papë.

 

Nuk është kurrë e përshtatshme të tallesh ose të përqeshësh Papatin”, tha z. Denis Pust (Dennis Poust), drejtor ekzekutiv i Konferencës Katolike të Shtetit të Nju Jorkut, duke vënë në dukje se anti-katolicizmi në Amerikë ka një histori të gjatë sulmesh ndaj Papatit.

 

Ndërsa presidenti nuk kishte ndërmend të fyente Kishën Katolike - paralajmëroi z. Poust - postimi i tij është ende ofendues. Shpresoj që të pendohet që e postoi”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page