top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”; TIRANË | ERVIS SPAHIU (BANUES NË FSHATIN DOMJE) U ARRESTUA; ARMË ZJARRI + PARE TË THATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28
  • 1 min read
ree

Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ervis Spahiu, me moshë 27 vjeç, banues në fshatin Domje.

 

Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje.


Lëvizte i armatosur në rrugën “Ibrahim Rugova”, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.


Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe një shumë parash.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve intensive të zhvilluara pas mesnatës, me fokus identifikimin e shtetasve që qarkullojnë të armatosur dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët dhe rendin publik, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.


Si rezultat, në rrugën “Ibrahim Rugova” u kap dhe u arrestua shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Domje.


Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë parash.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page