RRUGA “LLAMBI BONATA”; KOMBINAT (TIRANË) | MISIR TANUSHI U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË GENCI MULLAYMERIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 2 min read

Rruga “Llambi Bonata”, Kombinat (Tiranë), Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Misir Tanushi, me moshë 41 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Genci Mullaymeri, me moshë 56 vjeç.
Njoftim | Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.
Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin.
Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

































Comments