top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“RRUGA E ARBËRIT”; KLOS | U ARRESTUA LUAN HASI I LINDUR NË KOSOVË ME BANIM NË TIRANË; TREGTAR DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 5
  • 2 min read
ree

Rruga e Arbërit”, Klos, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Luan Hasi, me moshë 36 vjeç, lindur në Krahinën shqiptare të Kosovës (Republika e Kosovës), me banim në Tiranë.


Ai akuzohet si tregtar droge.


Njoftim | Klos, Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritja”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të drogave të forta.


Po priste për t’i shitur një shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari kosovar, me banim në Tiranë.


Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë narkotike kokainë.


Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndën narkotike.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shpërndarje të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pritja”.


Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Arbërit, në qytetin e Klosit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar, kapur dhe arrestuar shtetasin L. H., 36 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë.


Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën ky shtetas po priste t’ia shiste një shtetasi me të cilin kishte bërë marrëveshje më parë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndën narkotike.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page