top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIBËR: U ARRESTUA ESAT GJURA (BABAI I KANDIDATIT PËR DEPUTET TË SUBJEKTIT POLITIK PUSHTET-MBAJTËS PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË DANIEL GJURA) | AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 11
  • 1 min read
ree

Dibër, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse arrestuan:

1- Z. Esat Gjura (punonjës i Policisë së Shtetit).

 

Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Pilafe, të Njësisë Administrative Tomin, Dibër.

 

Ai është babai i kandidatit për deputet të subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Daniel Gjura.

 

Kumtohet se kandidatët për deputetë të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me mbështetësit e PD-së i kanë bllokuar automjetin mbështetur mbi bindjen se ai blinte vota me para të thata (kesh).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page